Përmbytjet, sot nis lëvrimi i ndihmave

Pas tërheqjes së ujit nga pjesa më e madhe e zonave të përmbytura, ka nisur vlerësimi i dëmeve të shkaktura por dhe lëvrimi i ndihmave.

Për banorët më immediate është marrja e ndihmave, kryesisht për bagëtitë. Përvec shtabit të emërgjencave, në operacionin e ndihmave janë angazhuar biznese, shoqëria civile apo edhe shkollat.

Kryeministri Rama thirri një takim solidariteti, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues nga dhoma e tregtisë e Kosovës. Ai bëri prezent planin për të kuruar plagët e përmbytjeve, duke kërkuar solidaritetin njerëzor.

Nga sipërmarrja në Kosovë dhe Shqipëri, kanë konfirmuar oferta gadishmërie dhe nga sot kanë ardhur 15 kamione me ndihma nga Kosova.

”Menjëherë nga sot, do të fillojë lëvrimi i ndihmës, i një ndihme që do të jetë në disa plane. Qeveria, nga ana tjetër do të detajojë të gjithë raportin e dëmeve dhe të nevojave, dhe do të adresojë me përgjegjshmëri të plotë, në bazë të detyrimeve ligjore, por dhe të një detyrimi të madh moral, problemet që kërkojnë një zgjidhje në afat të mesëm dhe që janë probleme që lidhen me humbjet në krerë, me humbjet e prodhimit, me dëmtimin e rëndë të infrastrukturave të prodhimit. Edhe nga pikëpamja e rezervave të shtetit, ne e kemi bërë punën tonë, i kemi mbushur rezervat në një masë të konsiderueshme, por kjo ndihmë e blindon plotësisht këtë digë, që siç e dini, e gjetëm komplet të shqyer, dhe komplet të pamundur për t’ju dalë dallë këtyre situatave. Rrjeti i solidaritetit shkon përtej Shqipërisë dhe shqiptareve, por ka solidaritet edhe nga Bashkimi Evropian lidhur me një sasi të caktuar fondesh per ndihmë te drejtpërdrejtë nga vende te ndryshme te BE-se”, tha Rama.

 

SHKARKO APP