Përplasen 3 mjete. Bllokohet rruga, vargu i makinave mbi 6 kilometra
Aktualitet E Shtunë, 10 Gusht 2019 15:17
Tre makina janë përplasur sot në autostradën e Lushnjës dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ndërsa vargu i makinave të bllokuar arrin në mbi 6 kilomtera.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha procedurat ligjore. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.
KOHA JONË SONDAZH

