Përplasja për pronën në Palasë, konflikti mes biznesmenëve Bedinaj dhe Muça alarmoi Policinë

Pak para mesditës, Policia e Vlorës u ngrit në alarm pasi u sinjalizua për një konflikt masiv në Orikum pranë një Hoteli. Telefonata sinjalizuese bluve u erdhi nga vetë pronari i hotel ”Palma”, Vasil Bedinaj i cili pretendoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë. Në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Ata po merren në pyetje nga hetuesit në lidhje me sqarimin e rrethanave. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre polica ka gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Konflikti ishte mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. Në momentet pas ngjarjes Bedinaj ka pretenduar se konflikti ishte për një shumë të konsiderueshme parash, por burimet thonë se gjithçka lidhet me një pronë e cila po zhvillohet nga Luan Muça në Palasë ku po ndërtohet një resort. Bedinaj me persona të tjerë ka kërkuar përqindje të kësaj prone çka është kundërshtuar nga Muça, i cili këtë mesditë kishte lënë një takim në Orikum për tu sqaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka dyshime se gjatë këtij konflikti fillimisht fizik janë përdorur dhe armët e zjarrit, megjithatë në vendngjarje policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për rastin dhe po punohet me kamerat e sigurisë, dëshmitë e të implikuarve dhe të dhëna operative për zbardhjen e gjithë dinamikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga /Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?