FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasje në Kuvendin e Protestës, qytetarët kundërshtojnë organizimin

Pas 48 ditësh protestash, këtë të shtunë u mbajt për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, një takim që u shoqërua me debate dhe momente tensioni mes pjesëmarrësve. Që në nisje të mbledhjes, disa qytetarë shprehën pakënaqësi për mënyrën e organizimit dhe përbërjen e të pranishmëve. Sipas tyre, pjesëmarrja nuk përfaqësonte protestuesit që kanë qenë të angazhuar në marshimet e deritanishme, ndërsa disa pretenduan se nuk ishin njoftuar për zhvillimin e Kuvendit.

Pakënaqësi pati edhe nga persona që kërkuan të merrnin fjalën, por nuk u lejuan nga organizatorët. Këta të fundit argumentuan se mbledhja po ndiqte një rend dite të përcaktuar dhe se ndërhyrjet do të pengonin vijimin normal të diskutimeve.

Moderatorja e takimit theksoi se Kuvendi ishte i hapur për të gjithë qytetarët dhe se synonte të krijonte një hapësirë dialogu. Gjatë një debati, një prej organizatorëve reagoi me tone të ashpra ndaj kundërshtimeve, gjë që shkaktoi reagime të forta në sallë. Një tjetër incident ndodhi kur një qytetar tentoi të ulej në rreshtin e parë. Disa të rinj u përpoqën ta largonin, por ai refuzoi të lëvizte, duke krijuar një moment tjetër tensioni mes të pranishmëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi situata u qetësua, diskutimet vijuan me fokus te hapat e ardhshëm të protestës. Një prej organizatorëve u bëri thirrje pjesëmarrësve të mendojnë përtej organizimit të protestave në shesh, duke theksuar se nevojiten veprime konkrete për të sjellë ndryshim dhe duke paralajmëruar që të mos përsëritet, sipas tij, përvoja e protestave të gjata në Serbi pa rezultate të dukshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 48-ditësh protestë, nis regjistrimi për ”Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 839 (14.5%)
Jo 4967 (85.5%)

Vota totale: 5806