Përplasje në rrjet për bllokun e shënimeve, Sara Mila: Histeria online s’ma ndal hapin për të punuar
Deputetja e PS-së, Sara Mila ka reaguar pas videomontazheve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me një bllokshënimesh, ku ajo mban të dokumentuara problematikat dhe shqetësimet e banorëve në zonën e saj elektorale.
Mila sqaron se në videon origjinale, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në platformat e saj sociale, blloku përmban shënime të mbajtura gjatë kontakteve me qytetarët. Sipas saj, në materialet e manipuluara që po qarkullojnë në rrjet, shënimet janë fshirë përmes përdorimit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale.
“Balta e ‘kazanit’ s’ma ndal dëshirën dhe as përkushtimin për të punuar, siç kam bërë që ditën e parë që qytetarët më besuan këtë detyrë fisnike”, shprehet Mila.
Ajo nënvizon se manipulimet në rrjetet sociale nuk do ta pengojnë të vijojë punën dhe të jetë pranë qytetarëve, duke dëgjuar dhe adresuar problematikat e tyre.
Reagimi
Mjeshtrat e TikTok-ut paskan bërë një zbulim të jashtëzakonshëm. Unë e paskam bllokun bosh. Më thoni ju mua; me atë me xham apo me atë pa xham e patë?
Tentativat e çdokujt për të hedhur baltë të kotë mbi punën time për të qenë pranë qytetarëve, që në fakt nuk ka nisur me PraniBesnike, sepse e kam bërë që në ditën 1, do të ngelin përjetësisht veçse përpëlitje të dobëta të një histerie online që s’ma ndal dot as hapin, as ambicien, as dëshirën për të punuar siç duhet dhe po, shumë herë, si askush tjetër”.
Ndërkohë që të gjithë deputetët nëpërmjet nismës “Prania besnike” çdo të premte do të realizojnë takimet në bazë me qytetatët ku dhe do të mbajnë shënim çdo shqetësim të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

