Përplasje tragjike në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë

Të paktën 15 persona humbën jetën të martën në mbrëmje, pasi një anije e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që po transportonte emigrantë në det, pranë ishullit të Kiosit.

Sipas autoriteteve, 25 persona u nxorën nga uji, ndërsa 24 prej tyre, mes tyre edhe 11 fëmijë, u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e ishullit në lindje të Egjeut, afër brigjeve turke. Një nga të shpëtuarit ndërroi jetë më vonë. Gjithashtu, dy efektivë të rojes bregdetare u raportuan me lëndime të lehta.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në motoskaf në momentin e aksidentit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e zhdukur vijuan edhe të mërkurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacion u angazhuan katër anije patrulluese, dy helikopterë dhe zhytës, me kërkime që nisën gjatë natës dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Aktualisht, një helikopter dhe pesë anije patrullimi mbeten në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë zyrtare, Roja Bregdetare Greke bëri të ditur se një nga anijet e saj konstatoi një gomone që po lëvizte drejt Kiosit pa drita navigimi. Pavarësisht sinjaleve zanore dhe vizuale për ndalim, mjetit nuk iu bind urdhrave.

Sipas deklaratës, drejtuesi i motoskafit ndryshoi papritur drejtimin dhe u përplas me anën e djathtë të anijes patrulluese, çka bëri që mjeti me emigrantë të përmbysej dhe të fundosej për shkak të forcës së përplasjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?