Përshtypjet e Dua Lipës për Tiranën

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka mbajtur një koncert të hapur në sheshin “Nënë Tereza” para mijëra fansave.

Ajo ka performuar disa nga këngët e saj dhe bashkë me të këndoi edhe publiku. Gjithashtu ajo është nderuar edhe nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili i dorëzoi asaj “Çelësin e Qytetit të Tiranës”.

Dua pas largimit nga Shqipëria nuk ka harruar të falënderojë dhe të shprehë lumturinë e saj për pjesëmarrjen në Tiranë. Përmes një statusi në Instragram ajo shkruan se ndihet shumë e nderuar dhe e lumtur.

“Çelësi i qytetit të bukur të Tiranës. Sinqerisht një nder. Kaq shumë momente të paharrueshme në këtë udhëtim. Do t’ mbajë gjithnjë me vete dhe do të jem krenare për gjithë jetën. Faleminderit”, shkruan Lipa.

SHKARKO APP