Përveç gripit dhe të ftohtit, ja me çfarë po përballen tjetër shqiptarët

Në këto ditë të acarta për vendin, kur temperaturat prej vitesh nuk kishin arritur këto nivele nën zero, shqiptarët po përballen me shumë probleme. E tillë është edhe mungesa e ujit si pasojë e ngrirjes se rrjetit të furnizimit.

Ky i fundit, i ekspozuar në sipërfaqe, ka ngrirë duke lënë pa ujë të pijshëm banorët e kryeqytetit. Ndërkohë që akoma dhe më shumë rëndohet situata si pasojë e depozitave të vendosura në tarracat e pallateve dhe të ekspozuara terësisht ndaj ngricave.

Nën ndikimin e temperaturave nën zero, edhe këto të fundit kanë ngrirë, duke i privuar banorët edhe nga kryerja e nevojave bazë të higjienës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana, Durrësi, Vlora e shumë qytete të tjera të vendit, janë duke u përballur me të njëjtat shqetësime. Duket se të vetmit që “i kanë shpëtuar” janë banorët e Korçës dhe Pogradecit, pasi këto janë të vetmet qytete ku tubacionet  e ujësjellësit rrjedhin me presion, duke parandaluar ngrirjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët e Ujësjellës Kanalizime shprehen për Ora News se në këto raste rekomandohet boshatisja e depozitave në mbrëmje ose lënia pak e hapur e rubinetit, për të shmangur kështu ngrirjen e tubacioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?