Pesë ditë pas 71-vjetorit, Berisha ka një “Falënderim!”

 

Më 15 tetor unë festova ditëlindjen, 71 vjetorin tim,”-  shkruan ish-kryeministri Berisha një mesazh falënderimi për të gjitha atë që e uruan, të cilët thotë se ua kthen me mirësi.

“Këto ditë, nga miq shqiptarë dhe të huaj, të afërm, bashkëpunëtorë të karrierës time politike e jo politike, mbështetës, dashamires të mi, fëmijë, të rinj, të reja, burra, gra,  të moshuar, qytetarë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe diaspora shqiptare kam marrë këto ditë dhjetëra e mijëra mesazhe urimi”.

“Me këto mesazhe secili prej tyre kanë shprehur urimet më të ngrohta, vlerësimet më të njerëzishme dhe dëshirat e tyre më të sinqerta ndaj meje.”

 “Ky lum i vërtet ndjenjash miqësore, frymë njerëzore, dashurie dhe respekti ndaj meje, më ka lënë pa fjalë dhe është një frymëzim i madh për mua, një krenari e veçantë me secilin prej jush dhe burim i pashtershëm energjie për të vazhduar së bashku përpjekjen tonë fisnike në mbrojtjen e asaj çka është e shtrenjtë për ne, vlerave dhe parimeve që ne ndajmë.”

“Thellësisht i prekur dhe emocionuar nga secili prej jush, ju shpreh falënderimet më të përzemërta, mirënjohjen time më të thellë dhe i lutem Zotit që urimin tuaj tua kthej në mirësi, jetë të gjatë, gëzime e suksese për ju dhe familjet tuaja!”

“Miqësisht, Sali Berisha,” – mbyll ish-kryeministri falënderimin e tij për ata që e uruan në përvjetorin e  71-të të ditëlindjes, në profilin e tij  Facebook.

 

SHKARKO APP