Pesë shtetet ku Shqiptarët kërkojnë azil, kryesojmë listën

Në fluksin e lëvizjeve të emigrantëve, Shqiparët mbeten ende një popull që kërkon të emigrojë. Sipas raportit të fundit nga Eurostat, shqiptarët vijojnë të qëndrojnë në krye të listës së azilkërkuesve në të paktën 5 vende të Bashkimit Europian.

Sipas zyrës europiane të statistikave, shqiptarët evidentohen si azil kërkues në shtete si: Francë, Holandë, Irlandë, Luksembourg dhe Islandë.

Në Francë, rritja e kësaj shifre është më e fortë krahasuar me gjithë shtetet e tjera, pasi në vetëm 3 muaj, rreth 1200 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil. Franca pasohet nga Mbretëria e Vendeve të Ulëta, ku 385 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil. Në Holandë, shqiptarët kanë qenë grupi më i madh që kërkon azil, duke kaluar dhe azilkërkuesit nga Siria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eurostat ka publikuar dhe totalin e azilkërkuesve në Europë, ku vihet në dukje që 2% të totalit të azilkërkuesve në Europë janë me kombësi shqiptare. Kështu, Shqipëria është i vetmi shtet Europian që është në këtë listë të EUROSTAT-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

vlcsnap-2016-09-23-10h19m24s327

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?