Peshkatarët e zhdukur, dy anije ushtarake në operacionin e kërkimit

Dy anije të Forcës Detare vijojnë kërkimin e peshkatarëve të zhdukur gjatë pasdites së 4 janarit ng Durrësi. Lajmi është i ditur nga vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ministrja Kodheli shkruan se anijet "Lissus" dhe "Iliria", ndodhen në gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve, Avni Shahinaj 42 vjeç dhe Bekim Mancina 30 vjeç.

Nga ana tjetër, Kodheli nënvizon se anija "Butrinti" vijon të jetë pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit të të humburve nga "Norman Atlantic".

"Dy anije te Forces Detare vijojnë kërkimin e peshkatarëve të zhdukur. Anijet "Lissus" dhe "Iliria", ndodhen në gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit të angazhuara në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve.

Ndërsa anija"Butrinti" është e angazhuar në operacionin e kërkim- shpëtimit të të humburve nga Norman Atlantik në ujërat shqiptare", shkruan Kodheli

Dy peshkatarët me origjinë nga Kukësi dhe banues në Durrës, kanë humbur pasditen e 4 janarit kur dolën për peshkim rreth orë 16:00.

Dje, Policia kufitare gjeti varkën e dy peshkatarëve rreth 4.5 milje larg bregut, por ende nuk dihet fati i dy peshkatarëve.

SHKARKO APP