Petrit Malaj: Arturi mbeti gjithmonë i dashur, i mençur dhe me një shpirt të bukur…

Nga Petrit Malaj-

Me shumë dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Artur Zheji, shokun e kursit që në vitet universitare në Akademinë e Arteve. Ai ishte një njeri i ditur, gazetar dhe drejtues emisionesh i respektuar, analist i qetë e i kthjellët edhe përballë situatave më të ndërlikuara në Shqipëri dhe më gjerë. Për ne që patëm fatin ta njihnim nga afër, Arturi mbeti gjithmonë i dashur, i mençur dhe me një shpirt të bukur.

Ngushëllimet më të sinqerta i drejtoj bashkëshortes, familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi i Arturit do të mbetet përherë mes nesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

U prehsh në paqe, i dashur Artur!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?