Petrit Vasili: Fanari i King Yuong Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj qëndrimeve të Edi Ramës, i cili e quan sukses mënyrën sesi Shqipëria po përballon koronavirusin.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri ka hequr dorë nga testimet e qytetarëve dhe thotë se nuk ka më raste me koronavirus. Nënkryetari LSI-së i krahason qëndrimet e Edi Ramës me ato të liderit të Koresë së Veriut, Kim Yong Un.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fanari i King Yuong Ramës!

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama edhe nuk i teston shqiptarët edhe u thotë atyre që nuk e kanë koronavirusin, bile u thotë edhe që Shqipëria është më mirë nga të gjithë në dynja.

Pra, Shqipëria për koronavirusin është FANAR ndriçues në botë.

Në kohën e komunizmit ishim FANAR për bukën kudo në botë, tani jemi FANAR për koronavirusin kudo në bote.

Në realitet: në komunizëm bukë s’kishim buke dhe u katandisem për faqe të zezë me tollon, ndërsa sot koronën shqiptarët e kalojnë pa i testuar njeri si halli që i ka zënë.

BRAVO Edi FANARI.

Kur s’të zë korona ty çdo gjë është ok.

Për ty për shqiptaret në dreq vafshin boll që King Yuong RAMA të jetë mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?