Pezullohet prokurori që mori 18 mijë euro

Prokurori Ardian Braho është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë pas videos së transmetuar në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Sipas videos, oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi, i merr një qytetari 18 mijë euro, për të “liruar” një shumë prej 120 mijë euro, që atij i kishin ardhur nga jashtë.

Çështjen për hetim e kishte pikërisht prokurori Ardian Braho, i cili i kishte bllokuar për të hetuar nëse ishin apo jo të “pastra”. Edhe pse qytetari i kishte me rregulla, prokurori kërkoi 18 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pezullim është vendosur edhe për oficerin Fatos Lushi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për rastin në fjalë./ tvklan.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?