Pika turistike e Byshekut ndotet nga qeset plastike

Pika turistike e Byshekut në Elbasan ofron bukurinë e natyrës dhe freskinë e burimit për ata që duan të arratisen nga i nxehti i qytetit. Mirëpo, ndotja nga qeset plastike dhe ambalazhet e ndryshme bën që të mos dalin në pah as investimet në infrastrukturë.

Kryetari i Njësisë Administrative Shushicë,  Lutfi Lala thotë për Ora News se krahas investimit në infrastrukturë do të investohet edhe për ndërtimin e urës në Kodër Krastë për ta lidhur me pjesën tjetër të Elbasanit. Ai ka një apel për gjithkënd që viziton Byshekun.

Lutfi Lala: “Unë mendoj që ne në rradhë të parë kemi mangësi në ndërgjegjesimin e njerëzve që kërkojnë vetëm të përfitojnë dhe akoma nuk e kanë konceptin se çfarë do të thotë turizëm.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Destinacioni turistik i Byshekut ofron freskinë nga uji ftohtë i burimit, hijen nën rrapet shekullore, dhe gjelbërimin e pafund, asete të falura nga nëna natyrë, por që njerëzit nuk ngurrojnë t’i shkatërrojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?