Pikëkalimet kufitare, KSHH: Të keqmenaxhuara
”Gjashtëmujori i parë i 2018-ës ka njohur fluks në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar kufirin shqiptar,ndërsa në pikat kufitare ka mungesa në logjistikë. Shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër”.
Konkluzionet janë bërë të ditura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas monitorimit dyditor në të gjitha pikat kufitare në Jug të vendit.
”Vihet re një fluks i shtuar në këtë 6-mujor të parë të vitit në raport me vitin e kaluar. Të dhënat janë kapërcyer, nëse e shohim numrin e azilkërkuesve që kanë hyë në kufirin me Republikën e Shqipërisë përmes Sarandës dhe Gjirokastrës me Greqinë, pra kemi një rritje të këtij numri”, thotë Eria Skëndaj.
Konkluzioni përfundimtar i tyre është se shteti shqiptar nuk ka kapacitet e trajtimit të një fluksi të madh klandestinësh.
”Shteti shqiptar nuk mundet me kapacitetet njerëzore që ka por dhe me mungesën e infrastrukturës logjisitike nuk kishin makina për të bërë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe në Qafë Botë kufiri kontrollohej nga patrulla në këmbë. Nga persona punonjës të kësaj pike kalimi kufiri me grup patrullimi prej dy personash është praktikisht e pamundur”, tha Eria Skëndaj.
KOHA JONË SONDAZH

