Piku i të ftohtit, termometri shënon -26 gradë Celcius!

Termometri ka shënuar -26 gradë në Dibër dhe si pasojë e ngricave në veri të vendit akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.

Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë është i kalueshëm me zinxhir, ndërsa problematike është situata në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ku ka rënie të orteqeve të dëborës.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe qafë Qerreti-Qelëz është i bllokuar për të gjitha mjetet

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksi rrugor fushë Arrëz-Qafë Shllak është i bllokuar, po punohet për hapjen e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë.

Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape rruga është e bllokuar.

Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë.

Ndërkohë është kthyer furnizimi me energji elektrike në njësinë administrative Shalë. Ndërsa njësia administrative Pult vazhdon të mbetet pa energji.

Në Kukës, fshatarat Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi janë të bllokuara.

Ndërkohë janë pa energji elektrike fshatrat Malzi, fshati Pistë e Gëdheshtë, Bushtricë, Fshati Vilë.

Pa energji janë fshatrat e bashkive Has e Tropojë

Në akset rrugore nacionale të rrethit të Hasit dhe Tropojës qarkullohet pa zinxhirë

Rruga e kombit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?