Pjesë e forcave Shqiponja por po i shembet shtëpia

Kjo nuk ishte një ditë e zakonshme për Blerta Dervishin, ish-sportisten që tashmë punon pranë repartit të Shqiponjave. Ajo sot nuk ishte krah kolegëve por përballë tyre, teksa mbronte me forcë shtëpinë e saj. Ajo është një prej banoreve të familjeve që rrezikon t’i shembet banesa në zonën e Petro Nini Luarasit. Blerta Dervishi qëndroi nga mëngjesi i sotëm e deri në mbyllje të protestës krah familjarëve të saj, duke hasur në kundërshtinë e forcave policore të cilat ishin të vendosura aty për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?