Plagoset me armë zjarri pronari i argjendarisë

Pronari i një argjendarie në rrugën e Dibrës në Tiranë ka mbetur i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne.  Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30.

Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V. K, 28 vjeç. Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?