Plagosi me thikë 34-vjeçarin, arrestohet autori
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas tjetër.
Sipas policisë bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Janaq Karavoqiri dhe shtetasi K.K të dy banues në Nartë të Vlorës kanë goditur me thikë shtetasin E.A 34 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të Stacionit Triport duke mos i’u bindur urdhërit të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 236 të Kodit Penal.

