Plagosi me thikë bashkëshorten, flet Aleko Myrtollari: Gruaja nuk donte të punonte

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici është zbardhur dëshmia e Aleko Myrtollarit, 46-vjeçarit që plagosi me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollarin në Korçë.

Sipas Klan News, gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

Sipas dëshmisë së Aleko Myrtollarit, ai i ka kërkuar bashkëshortes që të kërkojë punë, ndërsa ajo, sipas tij nuk ka pranuar të punojë duke kërkuar që të punojë vetëm bashkëshorti për të mbajtur fëmijët dhe familjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

38-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?