Plagosi njerëzit e ish-bashkëshortes, arrest me burg Marjan Levantit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Marjan Levantin, autorin e cili tre ditë më parë tentoi të vrasë me thikë tre familjarë të ish gruas së tij.

Shkoi për t’iu lutur bashkëshortes që të rikthehej me të dy muaj pasi ishin ndarë, por pasi prindërit e saj e kundërshtuan ai goditi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën edhe ish-kunatin.

Ky është përshkrimi i ngjarjes nga prokuroria për të cilën është nën akuzë Marjan Levanti, një 37-vjeçar i cili akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të ngelura në tentativë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marjan Levanti u la në “arrest me burg”, ndërkohë që mbrojtja pretendoi se 37-vjeçari kishte shkuar tek familja Kocaqi sepse ishte i shqetësuar për të birin 7 vjeç dhe për këtë ai e kishte çuar edhe për trajtim tek psikologu pasi dyshonte se ishte abuzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por prokurori tha se i pandehuri kishte vajtur në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes me qëllim për t’u bashkuar me të dhe kjo tentativë e tij ishte refuzuar.

Ai po priste ish-bashkëshorten, por sapo ajo e pa thirri prindërit. Me një thikë qe e gjeti aty, Levanti plagosi tre pjesëtarët e familjes Kocaqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?