Plagosi shokun me armë pas konfliktit, arrestohet 26-vjeçari në Vau Dejës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar të shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një personi.

Blutë arrestuan, Mark Nikollin, banues në Gomsiqe dhe i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”.

Nikolli akuzohet për plagosjen me armë në këmbë të shokut të tij Fran Ndrecaj, ngjarje kjo e ndodhur me 17 qershor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy kanë qenë të ulur bashkë në tavolinë në një lokal në Vaun e Dejës dhe pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Nikolli ka qëlluar me armë Ndrecaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet shtesë në ngarkim të 26 vjeçarit Nikolli i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?