Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit

Është arrestuar drejtuesi i skafit, K.V i cili ditën e djeshme plagosi një turist gjerman në Gjipe.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se shtetasi K.V, 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, ndërsa drejtuesi i skafit akuzohet për plagosje. Turisti gjerman ka mbetur i plagosur rëndë, ku burime për mediat bëjnë me dije se ka pësuar prerje të gjymtyrëve të poshtëm dhe në krah.

Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës dhe më pas është dërguar me helikopter me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se ka qenë drejtuesi i gomonoes, ai i cili e ka nxjerrë fillimisht në breg të detit të plagosurin. Ne nje foto të publikuar në mediat shfaqet 27-vjeçari K.V duke e mbajtur për krahu turistin gjerman të plagosur.

Sipas Policisë, mjeti lundrues që ka shkaktuar incidentit është me dokumentacion të rregullt dhe ndodhej jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.

Raportohet se drejtuesi i mjetit lundrues Krenar Velaj, së bashku me persona të tjerë, të cilët kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje, janë shoqrluar në stacionin e Policisë Dhërmi.

Autoritetet thonë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP