Plagosja e 3-fishtë në Shkodër, policia jep informacionin zyrtar, ja çfarë ndodhi
Me datë 15.07.2017, rreth orës 13;00, kemi marr njoftim se ka të shtëna me armë, perballë Teatrit Migjeni.
- L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi.
- T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç, jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit.
Autori/ët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.
Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve.
Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.

