Plagosje me armë në Lezhë, 47-vjeçari qëllohet në këmbë

Një 47 vjeçar në Lezhë është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalivaç në Lezhë, ku persona akoma të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj.

Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?