Plani i arratisjes/ Shqiptarët do merrnin peng drejtoreshën e burgut, me skaf do…

Revolta nuk ka plasur vetëm në burgjet e vendit. 9-të të burgosur shqiptarë po organizonin një arratisje masive nga burgu i Korfuzit në Greqi. Me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptarët e dënuar dyshohet se ka futur brenda burgut një pistoletë.

Me armën që kishte mundur të siguronte shqiptari synonte që të merrte peng drejtoreshën e burgut dhe një prokuror dhe me ndihmën edhe të të dënuarve të tjerë, dyshohet se do kryenin arratisjen.

Pas arratisjes, shqiptarë kishin planifikuar të niseshin me skaf nga brigjet e Korfuzit drejt Shqipërisë. Në datën 5 shtator, njësia anti-terror kontrolloi 15 qeli të sektorit 2 të burgut të Korfuzit ku mbahen vetëm 26 persona, nga të cilët vetëm 2 shtetas grekë. Këta të fundit nuk rezulton të jenë të përfshirë në tentativën e arratisjes. Gjate kontrollove u gjeten 2 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, si dhe thika e lëndë narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njërën nga pistoletat madje u gjet material ADN i një të burgosuri shqiptar. Armët dyshohet të jenë fshehur në fillim të verës gjatë kohës që burgu po rikonstruktohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?