Pl*gosja e të riut italian në Tiranë, nisin hetimet ndaj 8 të miturve
Tetë të mitur janë identifikuar dhe proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas konfliktit të ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, ku një 20-vjeçar italian mbeti i dëmtuar lehtë.
Sipas hetimeve paraprake, të miturit, të moshës 13 deri në 15 vjeç, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përplasjen fizike me të riun italian. Ata janë shoqëruar nga policia dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Ngjarja u regjistrua më 29 korrik, ndërsa pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arritën të identifikonin personat e dyshuar.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

