Po kontrollonin për kanabis, plagoset një punonjës policie

Një punonjës i policisë është plagosur paraditën e sotme gjatë një aksioni në Malin e Sopotit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Palohorit ku po zhvillohej një aksion kundër kanabisit.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Delvinë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Dëmtohet aksidentalisht punonjësi i Policisë në zonën e Sopotit.

Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?