Po lundronte me Jet Ski në liqen bashkë me dy vajzat e tij të mitura, 54-vjeçari përplaset me shkëmbin
Një aksident ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar teksa po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb.
Policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe.
Ata mësohet se janë transportuar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Panorama