“Po shkon nga marrëzia në marrëzi”/ Olli: Rama i ka bërë hatanë këtij vendi

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli akuzon kryeministrin Edi Rama, se po e çon Shqipërinë, keq e më keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se Rama është edhe qesharak kur thotë “Mos më provokoni se do bëj hatanë….. “, pasi sipas tij ajo çfarë i ka bërë shqiptarëve, nuk ka ku shkon më keq.

“Të thuash për Ramën se po shkon nga marrëzia në marrëzi, duket sikur flet për një njeri normal në situatë normale…… po nuk besoj se ka njeri ndër shqiptarë që mendon se jemi në normalitet me një kokëministër normal…… përkundrazi është më anormali, që beson se është cub…. madje është edhe shumë qesharak kur kërcënon: Mos më provokoni se do bëj hatanë….. Në fakt i ka bërë hatanë këtij vendi e këtij mileti sa nuk ka ku shkon më keq! Po ndoshta, do ti gjeje kuptimin shprehjes se e keqja nuk ka fund…..”-shkruan Olli.

SHKARKO APP