Pogradec, 26 vjeçarja braktis foshnjën dhe largohet nga banesa
Një 26 vjeçare nga fshatin Rëmenj i Pogradecit është larguar nga banesa duke braktisur foshnjën e saj të mitur.
Policia bën me dije se ngjarja është denoncuar nga bashkëjetuesi i saj, 34 vjeçari me iniciale Gj.E, i cili ka deklaruar se bashkëjetuesja e tij shtetasja e lartpërmendur, është larguar nga banesa në fshatin Rëmenj më datë 01.07.2017, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur.
Policia është vënë në kërkim të shtetases me iniciale B.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

