Pogradec, banesa përfshihet nga flakët, vdes 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Bishnicë të Pogradecit pasi banesa e tij është përshirë nga flakët.

Rreth orës 23:00 policia ka marrë njoftimin për zjarrin ku ka shkuar bashkë me forcat e zjarrfikëse.

Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E rreth 30 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Gjithashtu raportohet se ka marrë dëmtime trupore nëna e tij shtetasja B.E, e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?