Policët konfliktohen me një vajzë pas gjobës. Pështyma, fyerje dhe shuplaka FOTO-VIDEO

 

Televizioni “News 24″ ka siguruar një video-skandal ku rezultojnë të  përfshirë 2 punonjës të Policisë Rrugore dhe një qytetare. Në videon që transmetohet, një qytetar ka filmuar një konflikt, i cili kthehet në përplasje fizike mes 2 policëve dhe një vajze në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasi vajza ka marrë një gjobë për kundravajtje me mjetin e saj “Reno”, të cilën e ka refuzuar. Duke hedhur fletën e gjobës, nga pakujdesia vajza hedh në tokë edhe patentën. Policët ia kanë marrë patentën dhe kërkesës së vajzës për t’ia kthyer, i janë përgjigjur me fjalë fyese. Kjo e ka acaruar më shumë situatën; vajza i ka pështyrë punonjësit e Policisë, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me shuplakë.

“News 24” mësoi se pas incidentit vajza është shoqëruar nga Policia. Pamjet janë filmuar nga një qytetar në zonën pranë stadiumit “Dinamo”, këtë të shtunë rreth orës 15.30.

Për të parë videon klikoni KETU

SHKARKO APP