Polici plagoset aksidentalisht me armën e shërbimit

Një oficer i Drejtorisë së Policisë së Elbasanit është dërguar i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës, mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën e “Shtrausit”, ndërsa i plagosuri është shtetasi Ervin Rajta 35-vjeç me banim në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Ai ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe të këmbës së djathtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, nga ku është bërë e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se oficeri i policisë, dyshohet të jetë vetëplagosur nga pakujdesia me armën e tijë të shërbimit që e mbante në një çantë krahëqafë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një predhë 7.62 mm dhe kjo ka hedhur dyshime tek uniformat blu se efektivi i plagosur mund të jetë përfshirë në ndonje sherr.

Duke ju referuar kësaj, grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin, por dhe përsona të tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë momentit të ngjarjes.

SHKARKO APP