Policia e Dibrës arreston të dehurin, udhëtonte pa zinxhirë

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 27 vjeçar, pasi drejtonte mjetin pa zinxhirë dhe në gjendje të dehur. Nga Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gani Sula, 27 vjeç, banues në fshatin Trenë-Dibër.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, në qytetin e Peshkopisë gjatë kontrollit nga policia për vendosjen e zinxhirëve të automjetit është konstatuar pa zinxhirë dhe duke drejtuar automjetin tip “Golf”, nën efektin e alkoolit.

Pasi i është bërë testi i alkoolit me “Drager”, rezultoi se përqindja e alkoolit ishte 0.77 mg/l”, bën me dije policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?