Policia e Durrësit, e vendosur të përcaktojë fatin ligjor të lojërave të fatit

Policia e Shtetit në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale ka bërë me dije së në Durrës, “Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit
Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe u procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë , pasi u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në dy lokale, në lagjet nr. 14 dhe Rrashbull Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve procedurale është vënë në pranga shtetasi R. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. B., 32 vjeç, dhe E. Z., 66 vjeç, të dy banues në Rrashbull Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP