Policia e Shtetit mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Policia e Shtetit përmes një postimi të bërë në mediat sociale ka përcjellë një mesazh urimi për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Të dashur fëmijë,
Në këtë ditë të veçantë, Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar 1 Qershorin! 🎈
Ju jeni thesari më i çmuar i shoqërisë sonë, e sotmja që na frymëzon dhe e ardhmja që na udhëheq. Jeni shpresa, garancia e një të ardhmeje më të mirë, zëri më i pastër i jetës dhe kujtimi më i shenjtë i çdo sakrifice.
Për Policinë e Shtetit, siguria juaj është mision, përgjegjësi dhe prioritet i përhershëm. Ne jemi gjithmonë pranë jush, në shkolla, në komunitet, në rrugë, për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj dhe për t’ju garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur, jemi pranë jush, kurdoherë që keni nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?