Policia e Vlorës jep detaje për fuoristradën në mes të detit

Nuk ka asnjë person në makinën e gjetur mëngjesin e sotëm në det, disa metra larg bregut.

Ndërkohë ka qënë Policia e Vlorës ajo që ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me makinën e gjetur në det mëngjesin e sotëm, në zonën e Plazhit të Vjetër.

Policia ka pikasur rreth orës 07:22 fuoristradën rreth 20-30 metra nga bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë material të kundraligjshëm. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punohet për nxjerrjen nga uji të këtij mjeti”, – thotë policia në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbuluar pronësinë e mjetit, targën e tij dhe detaje të tjera.

Edhe në dhjetor të 2015-ës, një fuoristradë u gjet nga policia në mes të detit. Në atë kohë u fol se automjeti mund të ketë qenë duke tërhequr ndonjë gomone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?