Policia korr hashashin që zbuluan gazetarët në Martanesh

Policia e Tiranës njoftoi se ka finalizuar një aksion anti-kanabis në Bizë të Martaneshit ku u asgjësuan 2 parcela me 22 mijë rrënjë kanabis.

Bëhet fjalë për parcelat e filmuara nga gazetarët që ishin ngritur në fluturim me një helikopter të ministrisë së mbrojtjes drejt një stërvitjeje të ushtrisë shqiptare në bashkëpunim me NATO-n.

Pamjet u denoncuan në media. Policia tha se gjeti vendqëndrime të rojeve të parcelave. Bëhet e ditur se kanabisi ishte në fazën e fundit të pjekjes. Policia po punon për kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?