Policia merr në mbrojtje Lulzim Bashën dhe familjen e tij.Shtëpia blindohet me roje të shumta

Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësish kreu i Bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha është marre në mbrojtje duke i’u shtuar truprojat. Ruajtja e tij ndërmerret pas një kërkese të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetimin, pas padisë së bërë për kërcënim të Bashes nga Emiljano Shullazi. Ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se ka qenë dhe një kërkesë nga kryetari i grupit të eskortës se Bashes, i cili i ka kërkuar gardës personel shtesë. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se mënjëherë pas marrjes së kallëzimit, Prokuroria është vënë në dijeni nga Ministria e Brendshme, nëse është e nevojshme një ruajtje e posaçme për kreun e opozitës. Kjo e fundit më pas ka vlerësuar situatën dhe ka vendosur ruajtjen e Bashes dhe familjes së tij gjatë 24 orëve.

Po kështu njësi të specializuara po ruajnë edhe hyrjen e shtëpisë së tij. Mësohet se specialistë të antikrimit të policisë dhe prokurorisë së përgjithshme kanë sekuestruar pamjet filmike të hotelit ku është bërë kërcënimi për Lulzim Bashën ndaj një deputete të PD-së. Gjithashtu sektori i antiterrorit në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një plan masash për ruajtjen e liderit të opozitës nga kërcënimet që janë adresuar atij.

SHKARKO APP