Policia ndalon 16 protestues në Gjirokastër. Shehu: Po terrorizohen qytetarët

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar për shoqërimet e qytetarëve në komisariatet e policisë, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Shehu deklaron se janë 16 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë dhe Përmet që janë thirrur gjatë orëve të vona të mbrëmjes nga policia.

“Një veprim arbitrar i Drejtorisë se Policisë së Qarkut Gjirokastrës, krejt jashtë kontekstit, thjesht për të terrorizuar qytetarët. 16 protestues paqesor nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti e Këlcyra u thirrën në komisariatet përkatëse, në orët e natës, pa asnjë argument për atë kërkesë, e aq më tepër për atë “urgjencë! Kjo krejt ne kontrast me Protesten paqësore, civile e te gjere, qe u mbajt sot ne ate Qark. Falenderimet me te ngrohta te gjithe pjesëmarrësve, mbështetësve, qendrestarëve te sotëm”,- shkruan Shehu në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?