Policia ndalon Edmond Kosenin, i sekuestron makinën e blinduar

Policia e Elbasanit i ka sekuestruar makinën ish-drejtorit të policisë së këtij qyteti, Edmond Kosenit.

Ai është ndalur nga forcat operacionale të Peqinit dhe është shoqëruar fillimisht në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Koseni njihet si një person mjaft i dhunshëm, ku dhunonte personat e ndaluar. Ai njihet si komisari i Peqinit në vitin e trazirave në vitin 1997.

Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

 

SHKARKO APP