Policia ”në këmbë”, zhduken dy persona me precedentë të rëndë penalë në Sarandë

Policia e Sarandës është në këmbë, pasi prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46-vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46-vjeç, banues në Sarandë. Policia prej orësh po kryen këqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjarët janë vënë në kërkim të tyre.

1-Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo.

I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2-Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

SHKARKO APP