Policia në kërkim të terroristëve, tani ata kanë rrëmbyer një veturë tjetër

Policia në kërkim të terroristëve, tani ata kanë rrëmbyer një veturë tjetër

 Pasi kanë vrarë 12 persona, në zyrat e revistës Charlie Hebdo, terroristët janë larguar me një veturë të tipit “Citroën”, e cila është braktisur nga ta në Parisin verilindor. Më pas ata kanë rrëmbyer një veturë tjetër.

Policia franceze ka bërë të ditur se vrasësit e kanë braktisur veturën në Parisin verilindor, ndërkohë që me forcë kanë marrë një veturë tjetër.Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Francës ka bërë të ditur se policia është duke I kërkuar 3 persona.

 

SHKARKO APP