Policia nuk ka ndaluar dy djemtë e videoskandalit në QSUT, por dy të tjerë

Policia ende nuk ka ndaluar dy djemtë që bënë videoskandalin në QSUT

Dy djemtë protagonistë në videoskandalin e QSUT, djali që filmonte dhe ai që prekte e ngacmonte seksualisht të miturën, nuk janë ndaluar nga Policia e Shtetit edhe pse për te dy tashme ka mandat kërkimi, të paktën sipas deklarimit zyrtar.

Dejvi Lamaj, 18 vjeç dhe Andi Bushaj 18 vjeç, që të dy me banim në Tiranë, sipas policisë janë shpallur persona në kërkim dhe nuk gjenden deri tani.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se janë pikërisht Lamaj dhe Bushaj, ata që kanë ngacmuar seksualisht adoleshenten Xh.K. dhe kanë kryer filmimin me kamera celulari.Kurse dy djemtë e ndaluar, Albi Bocaj, dhe Patrik Kaço, që të dy 18 vjeç dhe banues në Tiranë kanë patur dijeni rreth videos së publikuar në rrjetin social “Youtube”, dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Këta të dy policia e pati më të thjeshtë t’i ndalonte, kurse po kerkohet kapjen e dy të dyshuarve kryesorë të videoskandalit në QSUT.

Burime te rezervuara thone se njeri nga keta te dy eshte fshehur ne nje vend fqinje sapo skandali doli ne publik.

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP