Policia rrugore ka rritur prezencën dhe penalitetet, janë vendosur 18 789 masa administrative
Aktualitet Kronikë E Diel, 24 Nëntor 2024 12:56
Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion me e qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 18 789 masa administrative, për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, për manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, për parkim të gabuar, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Për javën në vijim, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’ju japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
KOHA JONË SONDAZH