Policia rrugore njofton për zonat me trafik të rënduar
Aktualitet E Martë, 1 Qershor 2021 14:37
Policia rrugore njofton se si pasojë e numrit të madh të pushuesve në këtë fundjavë, trafiku është i rënduar në këto akse: Autostrada Durrës-Tiranë, sidomos pjesa nga Gjiri i Lalzit-Tiranë. Po kështu pjesa Levan-Fier ka trafik të madh. Po kështu edhe rruga Lezhë-Milot dhe rruga e Kombit.
Policia njofton se radhët janë me kilometra dhe po bën përpjekje për ta lehtësuar disi, por numri i makinave mbetet jashtëzakonisht i madh.

