Policia Rrugore për kundërvajtësit, 16 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba nga në një javë

Policia Rrugore e Tiranës njofton se nga data 14-20 prill ka arrestuar 16 persona për disa shkelje, si dhe ka vendosur në total 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera.

6 persona janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal; 2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur; 1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi; 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; 1 drejtues motori proceduar për drejtim pa leje; 5 persona proceduar për korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë; 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Ndërkaq, gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera: 774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar; 279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 403 masa për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve; 8732 masa për vendqëndrim të gabuar.

Gjithashtu janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni e detyrime të ndryshme.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për ndërgjegjësim në respekt të rregullave të qarkullimit rrugor, për t’i mbajtur rrugët tona të sigurta. ATSH

SHKARKO APP