Policia: Shmangi këto rrugë në Tiranë. Ka prezencë akulli

Temperaturat në kryeqytet mbrëmjen e sotme parashikohet të zbresin deri në – 10 gradë celsius, ndërsa edhe 24 orët në vijim parashikohet mot i ftohtë. Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangim daljet e panevojshme, e sidomos për drejtuesit e mjeteve, pasi në disa rrugë ka prani akulli.

Si pasojë e temperaturave të ulëta njoftojmë se disa akse rrugore dhe zona të caktuara si më poshtë ka prezencë të ujit dhe akullit në rrugë më konkretisht:

  • Kryqëzimi i Laprakës.
    • Nënkalimi i “City Park”, sa kalon Vorën drejtimi DR-TR, përballë Karburant “Autokton”.
    • Priskë Nr.2.
    • Në rrugën “Qamil Guranjaku”.
    • Mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.
    • Në rrugën “Karl Topia”.
    • Nga “21 Dhjetori” në drejtim të “Vasil Shantos” ka prezencë uji.
    • Tek Klinika Nr.1 ka prezencë uji.
    • Rruga “Myslym Shyri” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” ka prezencë uji.
    • Rruga sa kalon Lapidarin në Pezë Helmës, ka prezenca akulli në rrugë.

“Shërbimet e Policisë së Tiranës janë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë si pasojë e problematikave të shkatuara nga moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Gjatë ditës së sotme shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në disa raste. Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?